
Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë Anastas po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar gjakderdhjen, shkruajnë mediat greke.
Gjendja shëndetësore e Anastas është përkeqësuar, ndërsa më herët ai u vendos në intubim.
Bëhet e ditur se ai po operohet nga Stelios Kapiris, Drejtor i Klinikës Kirurgjike C të Evangelismos.
Më herët të premten, Kryepeshkopi i Shqipërisë u transferua nga pavioni normal ku ishte i shtruar që prej datës 3 janar në Repartin e Mjekimit Intensiv, ku u intubua, thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit Evangelismos.
Lini një Përgjigje