TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2025, 15:46

I akuzuar për fshehje pasurie, GJKKO shtyn sërish seancën ndaj Asllan Dogjanit

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për fshehje pasurie, GJKKO shtyn sërish seancën ndaj

Ka përfunduar në GJKKO seanca e sotme ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani lidhur me deklaratën e pasurisë për një apartament me vlerë 120.000 euro.

Seanca është shtyrë sërish dhe vendimi pritet të jepet nga trupa gjykuese në seancën e radhës e cila është vendosur të mbahet më 22 janar. Gjykata e Posaçme do të vendosë më 22 Janar mbi kërkesën e SPAK nëse do e kalojë dosjen ose jo për gjykim.

Sipas SPAK, Dogjani ka blerë një apartament në kryeqytet me para cash në vlerën e 122 mijë eurove, por nuk e ka deklaruar këtë shumë parash. Nga hetimi ka rezultuar se deputeti demokrat ka deklaruar në ILDKPI se ka përfituar apartamentin përmes shërbimeve dhe konsulencave juridike që i ka ofruar firmës së ndërtimit gjatë kohës që ka punuar si avokat.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe prej 128.4 m2 që ndodhet në zonën e njohur si ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

Por gjatë hetimeve dhe dokumenteve të administruara nga SPAK është zbuluar një tjetër kontratë që mban datën 6 shtator të 2006-t për blerjen e këtij apartamenti mes Dogjanit dhe kompanisë së ndërtimit ku rezulton se deputeti ka paguar apartamentin me para cash, ndryshe nga sa ka deklaruar më herët.

Lini një Përgjigje