TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 10:25

Nis gjyqi ndaj Veliajt në GJKKO, debate në seancë për mungesën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Nis gjyqi ndaj Veliajt në GJKKO, debate në seancë për
Veliaj

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur këtë të enjte në GJKKO, por seanca është shoqëruar me zhvillime procedurale për shkak të mungesës së të pandehurit.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa sipas deklarimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij në seancë.

Avokati mbrojtës, Plarent Ndreca, u shpreh se mungesa e klientit të tij pengon zhvillimin normal të gjykimit, duke theksuar se Veliaj nuk ka shprehur qëndrim për pjesëmarrjen apo mospjesëmarrjen në seancë. Ai kërkoi gjithashtu që të gjitha fashikujt e dosjes hetimore t’i vihen në dispozicion, në përputhje me urdhrin e gjykatës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e SPAK deklaruan se, bazuar në rrethanat aktuale, Veliaj nuk ka marrë dijeni për datën dhe orën e seancës. Ata shtuan se Drejtoria e Burgjeve nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për njoftimin dhe shoqërimin e tij, duke kërkuar sqarime mbi këtë mosveprim.

Lini një Përgjigje