TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 10:13

Mashtrim me TVSH; kush janë 5 kompanitë që i shkaktuan 500 mijë euro dëm shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Mashtrim me TVSH; kush janë 5 kompanitë që i shkaktuan 500
Prokuroria e Tiranes

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një aksion ndaj disa kompanive të dyshuara për mashtrim me TVSH, duke vendosur masa sekuestrimi mbi aktivitetin dhe llogaritë e tyre bankare.

Hetimi ka identifikuar një skemë që ka shkaktuar mbi 500 mijë euro dëm ekonomik. Autoritetet kanë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor” dhe “Olti Grup”. Po ashtu, masa është zbatuar edhe ndaj shoqërive “Albavia” dhe “Standard”.

Në listën e subjekteve të përfshira në këtë procedim janë edhe kompania “Alaska”, “Kukës Chrome Minerals” dhe “Troci 2005”.

Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik. 

Prokuroria vijon hetimet për të përcaktuar rolin e secilit subjekt në skemë dhe për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore.

 

mashtrim me tvsh

Lini një Përgjigje