TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 08:33

Pallati u përfshi nga flakët, banorja shpërthen në lot para godinës së shkrumbuar

Shkruar nga Pamfleti
Pallati u përfshi nga flakët, banorja shpërthen në lot para
Pallati i shkrumbuar te QSUT

Trishtimi dhe dëshpërimi kanë përfshirë banorët që humbën shtëpitë e tyre pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një pallat në një kompleks banimi përballë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Pamjet nga vendngjarja janë të rënda. Një grua, që dyshohet të jetë banore e pallatit, qëndron e tronditur duke vështruar ndërtesën e djegur, me lot në sy, ndërsa përpiqet të përballet me humbjen.

Gjatë mëngjesit të sotëm, dhjetëra qytetarë dhe kalimtarë janë afruar pranë zonës për të parë nga afër pasojat e zjarrit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të mirë të pallatit.

Ndërkohë, autoritetet kompetente vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe nivelin e plotë të dëmeve. Banorët e prekur mbeten në një situatë pasigurie, ndërsa kanë nevojë për mbështetje pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pallati u përfshi nga flakët, banorja shpërthen në lot para
Banorja shpërthen në lot para godinës së shkrumbuar

 

Lini një Përgjigje