TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 07:45

Djegia e kompleksit pranë QSUT, 30 apartamente të prekura nga flakët; ende mister shkaku i zjarrit

Shkruar nga Pamfleti

Intensiteti i zjarrit dhe materiali lehtësisht i ndezshëm i fasadës së ventiluar nuk i dha kohë zjarrfikësve për të ndalur zgjerimin e flakëve. Kundër tyre ishin edhe rrugicat e ngushta, që vështirësuan afrimin e mjeteve zjarrfikëse.

Djegia e kompleksit pranë QSUT, 30 apartamente të prekura nga
Zjarri te kompleksit pranë QSUT

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e djeshme një prej pallateve të një kompleksi banimi përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga zjarri, 30 apartamente janë prekur nga flakët që nisën në katin e parë të njërit prej bizneseve.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende. Pamjet apokaliptike tregojnë ndërtesën e shkrumbuar, rrënojat në këmbët e saj dhe tymin që ende del.

Fillimisht u raportua për deri në 11 persona të lënduar.

Por drejtori i urgjencës, Skënder Brataj, njoftoi se në spital ndodhen në total gjashtë persona, katër prej të cilëve zjarrfikës. Këta të fundit dhe një qytetar u transportuan tek toksikologjia, ndërsa një tjetër banore ka rezultuar me rreth 15% djegie. Të gjithë janë në gjendje të stabiluar shëndetësore.

Si ndodhi ngjarja?

Flakët, që dyshohet të kenë nisur pas orës 16:50 në një prej bizneseve të katit të parë, u shpërndanë me shpejtësi. Në më pak se një orë, gjithë fasada e pallatit 12-katësh u përpi nga flakët.  

Re të dëndura tymi mbuluan zonën dhe shkaktuan jo pak panik e frikë tek banorët e pallatit dhe të godinave ngjitur, që mundën të evakuohen në kohë. Disa prej tyre, vetëm falë ndihmës së zjarrfikësve.

Intensiteti i zjarrit dhe materiali lehtësisht i ndezshëm i fasadës së ventiluar nuk i dha kohë zjarrfikësve për të ndalur zgjerimin e flakëve. Kundër tyre ishin edhe rrugicat e ngushta, që vështirësuan afrimin e mjeteve zjarrfikëse.

Djegia e kompleksit pranë QSUT, 30 apartamente të prekura nga
Zjarrfikësja e bllokuar pranë pallatit që shpërtheu në flakë

Për shuarjen e flakëve këtë herë pati edhe ndihmë nga ajri, përmes një helikopteri COUGAR të Forcave të Armatosura.

Fatmirësisht, zjarri nuk shënoi viktima. 

Vetëm dy banore të pallatit kanë pësuar djegie sipërfaqësore, të konsideruara nga mjekët si të lehta, ndërsa të tjerët kanë pasur probleme asfiksie për shkak të tymit, por të gjithë pa asnjë rrezik për jetën.

zjarri te kompleksit pranë qsut 30 apartamente të prekura nga flakë

Lini një Përgjigje