Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari inspektoi mbrëmjen e djeshme pallatin e djegur nga zjarri pranë Farmacisë 10, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara.
Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ka urdhëruar Bashkinë e Tiranës dhe Emergjencat Civile për të qëndruar në gatishmëri për të ndihmuar banorët e pallatit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga flakët.
Lidhur me prononcimin e Prefektit në vendngjarje, kryetari i PD-së, Sali Berisha shkëputi një pjesë të prononcimit të Hajdarit, kur i përgjigjej pyetjes se ku do t’a kalojnë natën.
“Kjo është një gjë që nuk më ka dhënë shumë preokuptim, që të jem i sinqertë me ju. Kam urdhëruar Bashkinë e Tiranës dhe Emergjencat Civile që ata (banorët) të kenë mundësi të jenë në ambiente të tjera. Por sigurisht, jam i bindur që nuk këtë nevojë sepse ne jemi shqiptarë. Kanë kushërinj, halla, daja, por ne jemi gati”, iu përgjigj Hajdari interesimit të mediave.
Sipas Berishës “Prefekti shikon, por nuk mund të preokupohet. Rrofshin hallat, tezet e dajot. Njerëz të pashpirt! Këtij i thonë shtet”.
Lidhur me statusin e kreut të opozitës, më mbrëmje vonë reagoi vetë Prefekti Hajdari, i cili shkruan “Me ngjarjet e rënda, si kjo e sotmja nuk duhet bërë politike e ulet, duke nxjerr nga konteksti prononcimin tim”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me familjet që humbën shtëpitë nga zjarri dhe ku do të flenë ata , prefekti i Tiranës u shpreh se ata kanë halla dhe daja për të qënduar.
“…. kam urdhëruar bashkinë e Tiranës dhe emergjencat civile, që ata do kenë mundësi të jenë në ambiente të tjera, por sigurisht jam i bindur që nuk do ketë nevojë. Ne jemi shqiptarë, kanë kushërinj, halla daja…por ne jemi gati”, tha Hajdari.
Lini një Përgjigje