TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 07:07

Greqia gati shpimet në Jon, publikohet hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Në këto harta, vija e ndërprerë që tregon se kufiri është i pafinalizuar, i jep efekt të plotë ishujve grekë përballë bregdetit shqiptar, duke e shtyrë kufirin drejt veriut, pavarësisht se ai mbetet ende i pazgjidhur juridikisht dhe pjesë e një procesi të pritshëm ndërkombëtar.

Greqia gati shpimet në Jon, publikohet hartat e kufirit të pazgjidhur
Greqia gati shpimet në Jon

Mediat greke shkruajnë se të mërkurën në Athinë pritet të nënshkruhet marrëveshja për shpimet në “Bllokun 2” në Detin Jon, duke shënuar një hap të rëndësishëm për nisjen e kërkimeve për gaz nga konsorciumi ExxonMobil, Energean dhe HELLENiQ Energy.

Projekti parashikon që shpimi i parë eksplorues të kryhet në vitin 2027, duke rikthyer aktivitetin në këtë zonë pas gati gjysmë shekulli.

Por paralelisht me këtë zhvillim, mediat greke kanë publikuar edhe hartat përkatëse të zonave të kërkimit (me të verdhë), ku bie në sy se kufiri detar në veri të “Bllokut 2” paraqitet sipas një vije të ndërprerë, që përkon me versionin grek të delimitimit me Shqipërinë.

Greqia gati shpimet në Jon, publikohet hartat e kufirit të pazgjidhur
Harta e kërkimeve në “Bllokun 2” e publikuar nga mediat greke


Në këto harta, vija e ndërprerë që tregon se kufiri është i pafinalizuar, i jep efekt të plotë ishujve grekë përballë bregdetit shqiptar, duke e shtyrë kufirin drejt veriut, pavarësisht se ai mbetet ende i pazgjidhur juridikisht dhe pjesë e një procesi të pritshëm ndërkombëtar.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vendimin e saj për marrëveshjen detare të vitit 2009 rrëzoi përdorimin e një ndarje mekanike dhe theksoi se kufiri duhet të jetë rezultat i një procesi të drejtë, jo thjesht matematik.

Siç thuhej në vendimin e Kushtetueses për kufirin: “Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte… duhej zbatuar parimi i barazlargësisë i kombinuar me ekuitetin” 

Po ashtu, Gjykata vuri në dukje efektin shtrembërues të ishujve grekë në këtë ndarje duke thënë mes të tjerash se: “Ishulli i Korfuzit krijon rrethana gjeografike… në disfavor të palës shqiptare”.

Pjesë e konsorciumit që do të kryejë shpimet është kompania gjigande amerikane ExxonMobil, ku disa muaj më parë u emërua ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ndërsa në cermoninë e kontratës së shpimit për Bllokun 2 në Detin Jon Veriperëndimor do të marrë pjesë, veç palës greke, edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, Kimberly Guilfoyle, që pak javë më parë ishte në një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Nënshkruhet kontrata e shpimit për Bllokun 2 në Detin Jon

Kontrata e shpimit për Bllokun 2 në Detin Jon Veriperëndimor do të nënshkruhet sot me më 15 prill, duke shënuar një hap vendimtar drejt shpimit të parë eksplorues në vend në pothuajse gjysmë shekulli, thekon media greke.

Konsorciumi, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës Kombëtare, Energjisë dhe Burimeve Ujore, po vazhdon me zbatimin e shpejtë të shpimeve eksploruese nga Stena DrillMAX. 

Stena DrillMAX është një anije shpimi e gjeneratës së 6-të, e ndërtuar në vitin 2007 nga Samsung Heavy Industries dhe e operuar nga Stena Drilling. Ajo i përket serisë DrillMAX, një grup anijesh me performancë të lartë të projektuara për të shtyrë kufijtë e shpimit në det të hapur.

Një nga karakteristikat kryesore të Stena DrillMAX është aftësia e saj për të operuar në ujëra ultra të thella. Është projektuar për të operuar në thellësi uji deri në 3,000 metra dhe për të shpuar në thellësi mbi 10 kilometra, duke lejuar akses në depozita që dikur konsideroheshin të paarritshme.

Anija do të operojë vazhdimisht në kushte të vështira, me një ekuipazh deri në 180 persona.
Gjithashtu ajo ka rezerva të mëdha karburanti dhe pajisjesh, duke lejuar misione afatgjata pa furnizim me karburant. Brenda saj ka sisteme gjenerimi energjie, vinça të rëndë, pajisje të specializuara shpimi dhe valvola për mbrojtjen e mjedisit.



greqia gati shpimet në jon hartat e kufirit të pazgjidhur me shqipërinë

3 Komente

  1. t
    teuipo

    po ndoshta e kane marr ndonje miratim jozyrtar nga ata qe ne 2009 gjasme ishin kunder marrveshjes fqinji yne qe i perkasin te gjitha.

    1. J
      Jeta

      Hajdutet sëlavomongol kane ardhur te vjedhin pasurit e shqiptarve. Shqiptaret me "krenari te lashtësisë e trimëri te madhe" heshtin si pulat sepse jane futur nen logjiken e robit. Salehu e Ramuti po shkatërrojnë Shqiperine duke e bere koloni te sllavomongolve. Asnje protest askush nga politika nuk reagon?!?! Po studentet ku jane? Per cfare ardhmëria shpresojnë ata qe heshtin sot?! Per ardhmërinë e armatimit ne token, detin dhe shtetin e tyre?!

      1. T
        Tiranë

        Mbroni shtetin tuaj! Zgjohuni, o dele! Poshtë binomi i mallkuar antishqiptar Ramut-Saleh!

        Lini një Përgjigje