TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2026, 22:15

Zjarri në kompleksin pranë QSUT-së, Karamuço zbulon telefonatën e qytetarit: Hajdeni se po na digjen fëmijët brenda

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në kompleksin pranë QSUT-së, Karamuço zbulon

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se telefonata e parë për zjarrin e ndodhur në kompleksin pranë QSUT-së, ka ardhur nga Bashkia e Kamzës, ku një person i ka thënë: ‘Eja se po na digjen fëmijët brenda’.

Sakaq, Karamuço kritikoi infrastrukturën dhe mjetet që duhet të kenë zjarrfikësit në situata të tilla. Ai gjithashtu bëri thirrje që Bashkia e Tiranës të investojë në blerjen e dronëve, të cilët sipas tij mundësojnë dërgimin e ujit deri në 60 kate, për të shmangur të gjitha problematikat e tjera.

Këto situata janë për turp. Kanë qeshur ekspertët kur kanë parë në qiejt e Tiranës helikopter me një kovë uji që do shuante paretën e një pallati. Zjarrfikëset kanë shkallë deri në 5 kate, dhe çdo gjë tjetër mbi pesë kate digjet, bëhet shkrumb. Dhe telefonata e parë ka qenë me bashkinë e Kamzës që jep pallate deri në 9 kate dhe ka shkallë deri në 9 kate, dhe i thanë hajde se po më digjen fëmijët brenda. Bashkia Kamëz ka dërguar edhe shkallët 9-katëshe dhe ujin nga Liqeni i Paskuqanit.

Ja kështu menaxhohet situata në Tiranë. Bashkia e Tiranës të shkojë të blejë dronë që janë 35 mijë euro, 40 mijë euro dronët kinezë që i ka gjithë Evropa, që ngjiten deri në 60 kate dhe çojnë tubacionin me ujë që shuajnë flakët, se ndryshe do të digjej populli brenda. Kjo nuk bëhet me ndihmë njerëzore, ka solidaritet, po kjo nuk është e gjitha, duhet teknikë aty. Kemi një pallat tjetër tek Shushica që ka bombola, janë 50 banorë që thonë hiqini se do na shpërthejnë. Ato paretet që marrin flakë ashtu duhet të duronin flakën në 1000 gradë”, u shpreh ai për ‘Now’ në ‘EuronewsAlbania’.

karamuço zjarri

1 Komente

  1. T
    Tony

    Merrni informacion nga djegia e nje pallati ne London, ku rezultoi qe firmat e izolimit te mureve nga jashte, kishin perdorur materiale te djegeshme nga zjarri. Mori flake nga shperthimi i nje bolieri ne nje apartament e u dogj tere pallati ku vdiqen 79 njerez. Me sa pashe nga video djegja edhe ne Tirane i perhap me shpejtesi nga veshja e jashtme e jo nga brenda.

    Lini një Përgjigje