TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2026, 21:44

Nisin hetim për zjarrin pranë QSUT, Sula: Grup pune për verifikimin e rrethanave

Shkruar nga Pamfleti
Nisin hetim për zjarrin pranë QSUT, Sula: Grup pune për
Dashnor Sula

Pas zjarrit të rënë në pallatin e kompleksit “Arlis” në Tiranë, Inspektorati i Përgjithshëm ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kryeinspektori Dashnor Sula ka bërë të ditur se është ngritur një grup pune i posaçëm, i cili do të analizojë në detaje situatën dhe faktorët që mund të kenë ndikuar në përhapjen e zjarrit.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi i punës do të fokusohet në kontrollin e aktiviteteve ekonomike që ushtrohen në ambientet e kompleksit, për të verifikuar nëse ato kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit do të jetë funksionimi i sistemeve të sigurisë në godinë. Konkretisht, do të kontrollohet nëse alarmet kundër zjarrit, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.

Në deklaratën e tij, Inspektorati i Përgjithshëm thekson se po ndjek me vëmendje situatën dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të ndërmerren të gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, në rast se konstatohen shkelje apo përgjegjësi lidhur me këtë ngjarje.

"Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm po ndjek me vëmendje situatën dhe me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Z. Dashnor Sula është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë (alarmet, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës) kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.

Inspektorati i Përgjithshëm do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndermarrë të gjitha masat që parashikojnë ligjet perkatëse", thuhet në deklratë.

sula zjarr

Lini një Përgjigje