TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 08:19

"Tirana e ndërtuar për faqe të zezë"/ Shihni pamjet si u bllokua zjarrfikësja pranë pallatit që shpërtheu në flakë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Tirana e ndërtuar për faqe të zezë"/ Shihni
Zjarrfikësja që pranë pallatit që shpërtheu në flakë

Një nga vështirësitë më të mëdha në përballjen me zjarrin masiv që përfshiu një pallat 12-katësh pasditen së martës në Tiranë ishte mungesa e hapësirave për mjetet zjarrfikëse.

Siç duket edhe në pamjet e publikuara nga deputetja demokrate Ina Zhupa njëra prej zjarrfikëseve është bllokuar në një rrugicë të ngushtë në përpjekje për t’iu afruar vatrës së zjarrit. 

“Në Tiranën e ndërtuar për faqe të zezë, këto ndodhin…” , shkruan Zhupa.

Zjarri u vu në kontroll vetëm pas 3 orësh teksa 11 persona përfunduan në spital. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë ndërsa sipas kreut të zjarrfikësve të Tiranës ai nisi në një nga bizneset e katit të parë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të materialit të fasadës.

30 apartamente janë prekur nga flakët që nisën në katin e parë të njërit prej bizneseve.

Verifikimi në orët në vijim do të pasqyrojë një bilanc të plotë, me disa apartamente që janë djegur plotësisht, ndërsa të tjerë mund të jenë dëmtuar më lehtë.

Zjarri që ka shpërthyer në një nga bizneset ka mbuluar gjithë vetratën për pak minuta. Zjarri mund të ketë lindur në hapësirën e jashtme ku mund të ketë pasur mbeturina. Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë kuti të shpërndarjes së energjisë elektrike në afërsi.

 

si u bllokua zjarrfikësja zjarri në tiranë

1 Komente

  1. l
    lumemadhi

    Mosni bre burra te akuzoni se Tirana eshte ndertuar keq!!!!! Jooooo, lejet jane te kontrolluara deri laaart! E shumta mund te bllokohet apo ngaterroje rrugen edhe njeriu mes pallateve se nuk gjen rrugedalje, po kjo nuk eshte asgje para milionave qe fitojne ndertusit oligarke dhe politikane qeveritare . Kjo eshte Tirona jone, e betonit dhe pisllekut, e haleve dhe mbeturinave, e korrupsionit dhe banditllekut. Me falni, se e di qe ky koment nuk botohet nga kontrollusit e rubrikave se prishhen me qeverine.

    Lini një Përgjigje