TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 10:11

30 apartamente të djegura nga flakët, pamjet çfarë mbeti nga pallati që u dogj pranë QSUT-së

Shkruar nga Pamfleti
30 apartamente të djegura nga flakët, pamjet çfarë mbeti
30 apartamente të djegura nga flakët

30 apartamente rezultojnë të jenë djegur, sipas verifikimeve paraprake, si pasojë e zjarrit që përfshiu dje pallatin 12-katësh, pranë QSUT-së.

Apartamentet e djegura janë shkrumbuar plotësisht dhe janë jashtë përdorimit. Aktualisht po bëhet monitorimi një nga një i banesave, ku policia po përdor edhe dron. 

Për ngjarjen grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë pranë kompleksit të banimit dhe sipas hetimeve paraprake, zjarri mund të ketë nisur nga kati i parë, nga një biznes në këtë kompleks banimi. 

30 apartamente të djegura nga flakët, pamjet çfarë mbeti

Gjithë fasada e pallatit 12-katësh u përpi nga flakët në më pak se një orë. Re të dëndura tymi mbuluan zonën dhe shkaktuan panik e frikë te banorët e pallatit dhe të godinave ngjitur, që fatmirësisht mundën të evakuohen në kohë. 11 persona mbetën të lënduar, mes të cilëve edhe dy zjarrfikës.

Dy banorë të pallatit kanë pësuar djegie sipërfaqësore, të konsideruara nga mjekët si të lehta, ndërsa të tjerët kanë pasur probleme asfiksie për shkak të tymit, por të gjithë pa asnjë rrezik për jetën. 

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, deklaroi ditën e djeshme se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ai theksoi se situata është vënë nën kontroll, por vijon puna për izolimin e të gjitha vatrave brenda banesave.

“Është shumë shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit. Jemi angazhuar maksimalisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat emergjente, me të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve, që tashmë e kemi në kontroll. Është akoma shumë shpejt për të thënë se zjarri është fikur pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave.“, u shpreh Cara.

Ndërhyrja bëri të mundur që flakët të mos përhapeshin në ndërtesat përreth. Megjithatë, dëmet materiale në pallatin e përfshirë janë të mëdha, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

30 apartamente të djegura nga flakët

Lini një Përgjigje