
Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë thelluar ndasinë e fortë mes Tiranës dhe Beogradit. Qeveria shqiptare vendosi të mos i dalë në krah qeverisë kosovare, duke krijuar një kurs të fortë përplasjeje. Dje u rrëmbyen në Kosovë 3 policë dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Qeveria shqiptare dje vendosi të heshtë dhe vetëm sot pati një reagim të thatë nga kryeministri. Por teksa situata është tensionuar shumë. Tirana vijon të promovojë raportet miqësore me Beogradin. Rama e ka treguar se e ka mikë Vuçiçin dhe teksa në Kosovë po rrëmbehen dhe sulmohen qytetarë, në Tiranë do të ketë muzikë nga orkestrat serbe.
Në datën 22 qershor, dirigjenti serb Zubin Mehta, do të zbresë në kryeqytetin shqiptar së bashku me Orkestrën Filarmonike të Beogradit. Ai do të drejtojë një koncert gala në kuadër të “Ballkanit të hapur” dhe lidhet me festimet e 100-vjetorit të Orkestrës Filarmonike të Beogradit.
“Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, maestro Zubin MEHTA, i cili prej dekadash ka kontribuar në nxitjen e harmonisë kulturore përmes dirigjimit mjeshtëror të tij, do të vijë në tempullin e muzikës, Teatrin e Operës dhe Baletit me një koncert simfonik, në përvjetorin e 100-të të Orkestrës Filarmonike të Beogradit! Ky koncert historik kapërcen kufijtë shqiptarë, pasi shkon përtej bashkëpunimit mes dy institucionesh, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri, dirigjentin ikonë, i cilësuar nga shumë personalitete si një nga dirigjentët më të mirë të të gjitha kohërave”, njofton TOB.
Lini një Përgjigje