TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 14:18

Akuzohen për shpërdorim detyre, GJKKO shpall mos kompetencë për Maksim Sotën, Artur Krasniqin dhe Ilirjan Ballën

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohen për shpërdorim detyre, GJKKO shpall mos kompetencë
Ish-prokurori Maksim Sota

Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë mos kompetencën për gjykimin e ish-prokurorit Maksim Sota, ish oficerin e policisë gjyqësore Artur Krasniqi dhe Ilirian Balla ish-nëndrejtor i policisë.

Ata dyshohen për shpërdorim detyre. Deklaroi gjykata dhe çështja duhet të kalojë në gjykatën e Durrësit.

Maksim Sota u procedua më herët nga SPAK në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Maksim Sota u arrestua nga SPAK në 2 korrik të vitit 2021, gjatë operacionit të koduar “Shpirti”, së bashku me 28 të tjerë, të dyshuar si pjesë e një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimet janë shtrirë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Pas arrestimit, për prokurorin Sota u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në 5 korrik 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të pezullonte nga detyra prokurorin Sota për shkak të procedimit penal të nisur ndaj tij.

maksim sota gjkko

Lini një Përgjigje