Sipas dokumenteve zyrtare vërtetohet se Alban Thika është vetëm shtetas maltez, ndërsa shtetësinë shqiptare e ka lënë që kur shkoi në Gjermani, ku pati probleme penale me drejtësinë e nëpërmjet trafikantëve u trafikua në Australi dhe prej andej gjeti strehë në Maltë...
Më 12 qershor 2023, Alban Thika pronar i shoqërisë fantazmë “Novaric Sh.p.k”, ka bërë Akt-Padi Civile kundër “Pamfleti”, për denoncimet e publikuara në lidhje me aktivitetin e futjes në Shqipëri të shtetasve nga Bangladeshi, Nigeria, Nepali, Uganda etj., etj.

Shumë nga këta shtetas, kur janë kapur nga policia shqiptare në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Dibër e Kapshticë duke u transportuar ilegalisht, kanë deklaruar se janë fuqi punëtore ndërtimi, restorantesh, turizmi, peshkimi, pastrimi, hotelesh e bujqësie, të ndërmjetësuar nga firma malteze “Novaric” me qendër në Shkodër.
Në fakt, në logon dhe letrat false si punëtorë, ata trafikohen drejt vendeve të BE nëpërmjet Malit të Zi e Serbisë, duke kaluar tranzit nëpër Shqipëri; veprimtari për të cilën ka dëshmi, se Alban Thika e kryen në bashkëpunim me disa biznese fasone, ndërtimi, peshkimi, resortesh, hotelesh, madje dhe me pronarin e një kulle në ish-bllok ku i ka dhënë një zyrë.(Për këtë do flasim në vijim...)
Ky ka të drejtën e tij, të bëjë Akt-Padi dhe ne do flasim me prova e dëshmi, madje dhe për marifetin e përdorjes së shtetarëve të lartë, që të mos preket; por bën përshtypje fakti, që trafikanti Alban Thika ka mashtruar dhe Gjykatën e Tiranës, duke deklaruar se është shtetas “Shqiptar”.

Në fakt, sipas dokumenteve zyrtare që ka firmosur e publikuar vetë dhe që i disponon e po i publikojmë ne, vërtetohet se Alban Thika është vetëm shtetas Maltez, ndërsa shtetësinë shqiptare e ka lënë që kur shkoi në Gjermani, ku pati probleme penale me drejtësinë, dhe nëpërmjet trafikantëve u trafikua në Australi dhe prej andej gjeti strehë në Maltë.
Shtetësinë e tij vetëm Malteze, me Nr. Pasaporte 1398461 dhe Nr. Identifikimi Personal 0005410L lëshuar nga Shteti i Maltës, Alban Thika e ka deklaruar më 28 gusht 2020, kur ka regjistruar firmën “Novaric Sh.p.k” në sistemin tatimor, ndërsa qysh prej vitit 2009 me këtë logo biznesi ka kryer aktivitet ilegal, të deklaruar vetë më 23 mars 2023 në portalin “Dritare.net”.

Për çfarë sikletesh e fsheh Alban Thika, faktin që është vetëm shtetas i Maltës e me ca “njolla” punësh të pista në Australi, ku deklaron se gjoja ka kryer studime universitare për rekrutim punonjësish nga vendet e botës së tretë?
Referuar mashtrimit zyrtar që i ka bërë Gjykatës së Tiranës, duke deklaruar dhe numër ID-Shqiptar; “Pamfleti” do t’i kërkojë gjykatës, ta vlerësojë si provë konkrete fshehjen e së vërtetës, dhe të merren të dhëna për aktivitetin e Alban Thikës si gjoja “biznesmen” në Maltë.
Ndërsa ne, në vijim do t’i bëjmë disa pyetje, për të cilat edhe nëse nuk përgjigjet, maltezi Alban Thika do t’i bëhen të ditura me fakte konkrete në seancë gjyqësore./Pamfleti

Lini një Përgjigje