TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2023, 22:13

“Mbledhjen e prishi Rama, jo Kurti”, Bushati: E sheh Prishtinën si ngastër vasaliteti politik

Shkruar nga Pamfleti

“Mbledhjen e prishi Rama, jo Kurti”, Bushati: E sheh Prishtinën

Gazetari Andi Bushati ka deklaruar se takimin që duhet të mbahej këtë të mërkurë në Gjakovë mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë e ka prishur kryeministri Edi Rama dhe jo Albin Kurti.

Bushati tha se konfliktet Tiranë-Prishtinë janë të pranishme, por ato nuk kanë nisur me Albin Kurtin, pasi sipas tij ka qenë kryeministri Rama ai që ka pasur probleme me disa nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës.

“Takimin e djeshëm nuk e prishi Albin Kurti, por e prishi Rama. Ai tha se nuk e takoi Albin Kurtin, pasi ai ia tha t’i bënin bashkë të dy takimet bashkë edhe atë ku Rama do i jepte një zgjidhje që nuk e gjen dot as Brukseli dhe as Uashingtoni edhe atë të dy qeverive. Rama nuk pranoi se tha “s’mund të bëjmë teatër, duhet takimi që them unë. Pra nuk e prishi Albini.

Është shumë e vërtetë që sot situata Tiranë- Prishtinë është e tensionuar, por ky tensionim nuk fillon me Albin Kurtin, por me ardhjen e Ramës në pushtet. Ai ka pasur probleme me Ramush Haradinaj, me Isa Mustafën, LDK ka bojkotuar parlamentin kur vajti Rama. Ka pasur probleme edhe me Hashim Thaçin dhe me Vjosa Osmanin. Pra problemet Tiranë-Prishtinë fillojnë me ardhjen e një njeriu e cili e shikon Prishtinën si një ngastër vasaliteti politik”, tha Bushati për Euronews.

rama kurti bushati vasalitet politik

Lini një Përgjigje