TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2023, 19:33

Kreshnik Spahiu: SHBA do ta izolojë Kurtin më shpejt dhe më rëndë se Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: SHBA do ta izolojë Kurtin më shpejt dhe më

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një dënim të rëndë për Albin Kurtin, ndërsa shtoi se me këto veprime izolimi i tij do të jetë më i shpejtë se i Sali Berishës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se kryeministri i Kosovës duhet të ketë të qartë se vendin nuk e çliroi as ai, as Shqipëria, por pikërisht SHBA-ja dhe BE-ja.

Spahiu theksoi se duhet të tregohemi të kujdeshëm, pasi sipas tij dëmet dhe pasojat që merr Kosova prej Kurtit, mund t’i vuajmë për dekada

Mendoj që në këtë moment sanksioni më i rëndë është izolimi i Kosovës. Duhet të kuptojmë që Kosova si një shtet me sovranitet të kufizuar kishte nevojë për një situatë hapje, jo mbyllje. Albin Kurti me politikën e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka izoluar Kosovën. Sot Kosova nuk ka asnjë aleat. Kapacitetet njerëzore, ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike të Albin Kurtit janë të pamjaftueshme për të përballuar makinerinë ushtarake të Serbisë dhe aleatëve të saj. Është një pikë në oqean Albin Kurti me kapacitetet që ka. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse Albin Kurti mund të shkojë, por dëmet dhe pasojat që merr Kosova ne mund t’i vuajmë për dekada”, u shpreh Spahiu.

spahiu shba berisha

Lini një Përgjigje