TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2023, 13:26

SPAK godet një grup kriminal, lëshon 18 urdhër-arreste; mes tyre edhe policë

Shkruar nga Pamfleti
SPAK godet një grup kriminal, lëshon 18 urdhër-arreste; mes tyre
SPAK

SPAK ka lëshuar 18 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për disa persona këtë të mërkurë. Bëhet fjalë për pjesëtarë të dyshuar të një grupi kriminal. Ata akuzohen për pastrim të produkte të veprës penale e kontrabandë të mallrave në kuadër të grupit kriminal.

Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie. Po ashtu, mësohet se i arrestuar është Sokol Idrizi, ish-shoferi i Ardi Veliut. Ky i fundit është arrestuar së bashku me bashkëshorten.

Dyshohet se ata sillnin nga jashtë ora të vjedhura, sende të tjera me vlerë dhe para. Idrizi ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë përmes portit të Durrësit.

Operacioni është në vijim, teksa në orët në vijim pritet të ketë dhe informacione zyrtare.

spak urdhër-arreste;

Lini një Përgjigje