Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako që u arrestua për shpërdorim detyre nga SPAK, ka kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO.
Nëpërmjet avokatit mbrojtës, Vangjush Dako i është drejtuar Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la në qeli.
Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.
Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy rate. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshti me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.
Vangjush Dako, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në 2 raste.
Në seancën e parë gjyqësore Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.
Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Pretendimet e kryebashkiakut se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender nuk i kanë bindur togat e zeza.
Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati. Avokati i tij, Petrit Ismaili u shpreh se prokuroria nuk paraqiti fakte dhe vendimi ishte i ngutshëm ndërsa theksoi se do e provojnë se Dako nuk ka kryer vepër penale.
Edhe për shëtitoren që SPAK pretendon se fondi limit u rrit për një presje dhjetore, që e zgjedhori projektin nga 2.04 hektarë në 20,4 hektarë, avokati i Dakos pretendon të kundërtën, se gafa është e Prokurorisë së Posaçme.
Lini një Përgjigje