TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2023, 22:48

Fatos Klosi “zbërthen” lëvizjet e Kurtit: Ka hall votash, po tenton të tregojë se është patriot

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Klosi “zbërthen” lëvizjet e Kurtit: Ka hall votash,

Në një kohë kur BE-ja ka gati një paketë sanksionesh është gati për Kosovën, edhe analistët kanë qenë në bllok sa i takon kritikës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Analisti Poli Hoxha e sheh si një delir të fshehur ose ndonjë ekstremitet nga ana e Kurtit pasi edhe për politikë të brendshme në Kosovë kjo politikë nuk është e favorshme për të.

Nuk po i japin përgjegjës profesorë të së drejtës ndërkombëtare të Harvardit asaj që po bën ai. Ose është pasojë e ndonjë dëliri të fshehur që shpërtheu papritur ose nuk e di nuk dua të shkoj në ekstrem.  Edhe bombën atomike të kishe nuk kishe pse të ngulje këmbë për asgjë. S’është për politikë të brendshme, të rroftë pushteti ndërkohë që prishesh nga ajo anë. Të rroftë ty për çfarë e bërë këtë”, tha Poli Hoxha.

Ndërsa ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi thotë se Kurti ka problem votash, ai u shpreh se me anë të këtij qëndrimi, Kurti po e shet veten si patriot.

Për Kurtin ky është problem votash vëlla. Ai ka ardhur në pushtet me premtime që s’i bëri dot. Zgjedhjet nuk kanë asnjë vlerë. Në këtë punë dorë kanë partnerët ndërkombëtarë, ata e krijuan Kosovën. Vuçiçi po punon sikur po punon se ka protesta atje. Të dy punojnë për situatën e brendshme. Kurti nuk heq policinë se do të tregojë që është patriot”, tha Klosi në “Repolitix”.

fatos klosi kurti

Lini një Përgjigje