
Operatori turistik Besnik Vathi kundërshtoi deklaratën e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro se në Shqipëri ka një rritje të numrit të vizitorëve, ndërsa sqaroi se përse shifrat nuk janë reale.
“Nëse ne i referohemi rritje këtë vit 40% unë do të doja ta saktësoja. Kemi rritje? 42% është shumë më shumë optimiste se realiteti. S’mund të krahasohemi me një periudhë me shtrëngime. E dyta që dua të vërej te shifra, ne dëgjojmë vazhdimisht statistikat nga INSTAT. Do të doja që shifrat mos t’i dëgjoja nga INSTAT, por nga ministria e Turizmit me buletine mujore ku do të thuheshin dhe të jepeshin shifrat e analizuara, të plota, pa ato probleme që kanë shifrat.
Ne japim hyrjet e të huajve në kufi, por jo çdo hyrje është turist sepse hyrje mund të jenë edhe më pak se 24 orë dhe nuk janë turistë, pavarësisht se janë vizitorë të huaj. Turist quhet ai që qëndron më shumë se 24 orë. Po të pastrohen këto shifra dhe të jepen reale. Për mua, po të bësh një analizë të saktë, për mua ne mund të kemi diku te 3 milionë e gjysmë-4 milionë turistë dhe jo 7 milion e gjysmë”, u shpreh Vathi në “Now me Erla Mëhillin”.
Lini një Përgjigje