TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2023, 21:50

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, gazetari: Rama i vendosi Kurtit sanksionet e para

Shkruar nga Pamfleti

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, gazetari: Rama i vendosi Kurtit

Gazetari Xhemajl Rexha ka folur mbrëmjen e sotme rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Rexha deklaroi se anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga kryeminsitri Edi Rama po komentohet në Kosovë si vendosja e sanksioneve të para dhe duket se ka qenë i konsultuar me ndërkombëtarët.

“Shihet si sanksioni i parë ndaj Kosovës në fakt, lajmërimi i kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjeve shikohet si nisja e sanksioneve.

Pra kuptohet se kryeministri Edi Rama po koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare dhe me paralajmërimin që Bashkimi Europian mund të nisë shumë shpejtë me zbatimin e katër sanksioneve të para.

Menjëherë pati njerëz të kryeministrit Kurti dhe partisë së tij, që u hodhën në sulm të kryeministrit Rama për anulimine mbledhjes”, tha Rexha për Euronews.

rama kurti sanksione

Lini një Përgjigje