
Fredi Beleri ka kërkuar sot lirimin në gjykatën e Lartë.
Avokatët e tij kanë kërkuar rrëzim të kërkesës së prokurorisë për masën e arrestit me burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa.
Ndërkohë në datën 16 Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.
Ashtu siç kishte vendosur edhe gjykata e Vlorës, Gjykata Antikorrupsion e pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg arrest me burg Fredi Belerin, kryebashkiaku më i ri i bashkisë së Himarës.
Për dyshimet e korrupsionit në zgjedhje, gjykata e posaçme në Tiranë shpalli arrest me burg edhe për bashkëpunëtorin e Belerit, Pandeli Kokaveshi.
Kryebashkiaku i Himarës do të mbahet në paraburgimin 313, kurse avokati i tij hedh dyshime mbi hetimin.
Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Më pas thotë prokuroria një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohet se paguan para në shkëmbim të votës.
Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambjentale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.
Lini një Përgjigje