TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2023, 14:19

SPAK e la në burg, Gjykata e Vlorës i njeh mandatin Fredi Belerit në krye të Bashkisë Himarë

Shkruar nga Pamfleti
SPAK e la në burg, Gjykata e Vlorës i njeh mandatin Fredi Belerit
Fredi Beleri

Gjykata e Vlorës ka njohur mandatin e Fredi Belerit në Bashkinë e Himarës, të fituar nga zgjedhjet vendore që u zhvilluan më 14 Maj.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vorë, vendosi vërtetimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarkut Vlorë, Zoti Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore të zhvilluar më 14 Maj 2023”, thuhet në vendimin që mban firmën e gjyqtares Herila Cela.

SPAK e la në burg, Gjykata e Vlorës i njeh mandatin Fredi Belerit

Kujtojmë që Beleri ndodhet i arrestuar për shitblerje votash. Ai u arrestua më 12 Maj, 2 ditë para zgjedhjeve në dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Beleri ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kanë dorëzuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e la në arrest në burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa.

Ndërkohë në datën 16 Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.

fredi beleri gjykata e vlorës i njeh mandatin

Lini një Përgjigje