TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2023, 20:23

“Rama mori një vendim të sforcuar”, paralajmëron Ben Andoni: Kurti nuk e kupton se çfarë po e pret

Shkruar nga Pamfleti

“Rama mori një vendim të sforcuar”, paralajmëron Ben

Analisti Ben Andoni ka folur në lidhje me anulimin e mbledhjeve të dy qeverive nga kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se ai ishte një vendim i sforcuar.

Andoni u shpreh gjithashtu se ndonëse Rama tha se Kosova e ka derën e hapur në vendin tonë, ai dha dje një veprim të nxituar.

“Vendimi i zotit Rama është vendim i sforcuar. Megjithatë, zoti Rama është një faktor politik i pjekur dhe këtë e ka në një pjesë të një mesazhi që po jep nga BE për të ardhmen. Gjithsesi, dje zoti Rama u kujdes jashtëzakonisht për të thënë se dera e Kosovës është hapur për çfarëdo lloj mase që do të ketë mbi Kosovën. Duket që tani ka një asimetri shumë të madhe të qëndrimit të Tiranës me Prishtinën. Përsëri vazhdoj të them që veprimi Tiranës është pak i nxituar”, tha Andoni.

I pyetur se përse Rama paralajmëroi atë se çfarë pritet të vendosë bashkësia euroatlantike, analisti tha se kryeministri është i vetmi për t’i treguar Kosovës direkt se me çfarë është gati të përballet.

“Dhe aktor më të mirë se Tirana për ta bërë këtë, nuk mund ta bënte askush. Është zgjedhur zoti Rama, e para për këtë lloj qasje të BE-s ndaj dialogut. E dyta se është një aktor që gjithnjë e do protagonizmin dhe e treta në këtë moment është i vetmi për t’i treguar Kosovës direkt se me çfarë është gati të përballet. Më vjen keq ta them, por autoritetet kosovare akoma nuk po e kuptojnë se çfarë po i pret”, u shpreh analisti.

Ben Andoni ka bërë gjithashtu një parashikim se çfarë e pret Kosovën në një ardhme të afërt.

“Unë parashikoj që Kosova të ketë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme përveç zgjedhjeve lokale që patjetër do të bëhen në Veri. Në këtë sens, aktorët politik të Kosovës dhe po ta ndjekësh ligjërimin e zotit Kurti është në fakt ligjërim elektoral. Sovranitet në çdo cep të Kosovës etj etj. Edhe zonja Osmani megjithëse ka një formacion jo të fortë politik por që bën numrat, besoj që kjo është një tregues për t’i thënë Vetëvendosjes se pa atë nuk ka çfarë bën”, tha ai.

 

rama kurti andoni

Lini një Përgjigje