TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2023, 19:52

Tensionet në Veri, Kreshnik Spahiu: Albin Kurtin nuk do ta tradhtojë Amerika apo Europa, por Vjosa Osmani

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Kreshnik Spahiu: Albin Kurtin nuk do ta tradhtojë

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se tradhëtia për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk do të vijë as nga Amerika, as nga Europa, por nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas Spahiut, BE-ja, Berlini, Parisi dhe Brukseli kanë shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me Kurtin duke njohur vetëm Vjosa Osmanin dhe duke marrë parasysh që në historikun e saj politik ajo ka braktisur më herët dy liderë politikë.

“Amerikanët e kanë bërë të qartë që nuk do të merren me sanksione ndaj Albin Kurtit dhe ja kanë lënë ato BE-së dhe Bashkimi Europian, Berlini, Parisi, Brukseli kanë shkëputur marrëdhëniet me Albin Kurtin dhe drejtpërdrejtë po njohin si legjitime Vjosa Osmanin, duke njohur të shkuarën e saj, pra turbulencat e saj politike. Ajo ka braktisur Fatmir Sejdiun, ish-presidentin e Kosovës për Isa Mustafën, pastaj ka braktisur Isa Mustafën e LDK-së për të ikur te Albin Kurti dhe BE-ja e di shumë mirë. Tani po përgatit braktisjen e Albin Kurtit. Albin Kurtit nuk do t’i vijë rrëzimi apo tradhtia nga SHBA-ja dhe BE-ja, por do t’i vijë nga lumi Vjosa”, u shpreh Spahiu për Euronews.

kreshnik spahiu veri albin kurti amerika vjosa osmani

Lini një Përgjigje