TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 10:46

Vidhnin sende me vlerë në Francë dhe pastronin paratë në Shqipëri, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit; mes tyre dy biznesmenë

Shkruar nga Pamfleti
Vidhnin sende me vlerë në Francë dhe pastronin paratë
SPAK

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit në kuadër të të cilit përfunduan në pranga disa persona, mes tyre edhe shoferi i Ministrise se Brendshme Sokol Idrizaj.

Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronar argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se ka nisur identifikimi i tyre me qëllim hetimin e burimit të të ardhurave dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për ti kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro. Disa nga personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhërat e arrestit janë: 

Sokol Idrizaj 
Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt
Dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje
Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vler
Agustin Mesuli 
Altin Doda 
Florjan Bakri 
Tomor Baruti

 

spak

Lini një Përgjigje