TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 10:17

Rrëmbimi i tre policëve, Blendi Fevziu: Akt agresioni nga Serbia, Kosova të ndërmarrë masa urgjente!

Shkruar nga Pamfleti
Rrëmbimi i tre policëve, Blendi Fevziu: Akt agresioni nga Serbia,
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar shkelje e të drejtave ndërkombëtare, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë në kufirin mes dy vendeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se ky është një akt agresioni nga Serbia, ndërsa shton se qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa urgjente.

Rrëmbimi i një patrulle të policisë së Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi, sipas autoriteteve shqiptare, në brendësi të territorit të Kosovës, është një shkelje flagrante e të gjitha të drejtave ndërkombëtare.

Është një akt agresioni nga Serbia dhe një goditje më shumë në situatën e tensionuar të Veriut të Kosovës me muajt e fundit. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa urgjente por edhe duhet të kuptojë se Komuniteti Ndërkombëtar dhe trupat e NATO – s janë garancia dhe mbrojtja jonë më e fortë.” -shkruan Fevziu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

blendi fevziu rrëmbimi i tre policëve kosova tensionet

Lini një Përgjigje