TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 13:40

Policia e Shtetit merr masa për lehtësimin e trafikut, mjetet që ndalohen të lëvizin gjatë fundjavave dhe festave

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Shtetit merr masa për lehtësimin e trafikut, mjetet që

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan për të lehtësuar trafikun gjatë fundjavave, duke kufizuar lëvizjen e mjeteve që ngadalësojnë qarkullimin.

Policia njofton se duke filluar nga dita e sotme, deri më datë 15.09.2023 gjatë festave dhe fundjavave do të ketë kufizime të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë, mjetet bujqësore me shpejtësinë më të vogël se 40 km/orë dhe mjetet që shërbejnë për të transportuar nxënësit e shkollave.

Gjithashtu bën me dije akset kryesore ku do të ndalohet qarkullimi.

-Duke filluar nga dita e sotme, deri më datë 15.09.2023, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave, do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore si më poshtë:

• Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;
• Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);
• Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;
• Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;
• Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.

-Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:

• “PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;
• “Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;
• “Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;
• “Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas;
• “Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;
• “Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;
• “Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;
• “Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;
• “PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;
• “PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjelltas.

-Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:

• Të premten, nga ora 15:00-22:00;
• Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;
• Të dielën, nga ora 07:00-22:00

policia njoftim qarkullim automjete

Lini një Përgjigje