Fati i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që ishte nisur drejt Gazës për të dërguar ndihma humanitare, nuk dihet ende pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në ujërat ndërkombëtare.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme apo nga Ambasada shqiptare në Izrael lidhur me vendndodhjen apo gjendjen shëndetësore të tij.
Bashkëshortja e aktivistit, Eriselda Balliu, deklaroi dy ditë më parë se ka kontaktuar si Ambasadën shqiptare në Izrael, ashtu edhe Ministrinë e Jashtme në Shqipëri, por askush nuk i ka dhënë informacion për fatin e bashkëshortit.
“Kam kontaktuar Ambasadën shqiptare në Izrael dhe Ministrinë e Jashtme në Shqipëri, por askush nuk më ka dhënë asnjë informacion për fatin e bashkëshortit tim”, tha Eriselda Balliu për "Report Tv".
Flotilja “Sumud” ishte nisur me mision humanitar drejt Gazës, por u ndalua nga ushtria izraelite, ndërsa ende nuk ka detaje të plota mbi personat që ndodheshin në bord dhe trajtimin e tyre pas incidentit.
Ambasadorja e shqipris ne izrael eshte qoka e radhes nje e pa afte qe u be ambasadore per arsye banale qe nuk thuhen Ajo ka burrin izraelit dhe eshte ne kundershtim me ligjin per sherbimin e jashtem po qe Feriti dhe shoket e tij me par i mbyllin syt Feriti sa mori gru franceze shkoi ambasador ne Franc pa punu asnje dite ne ambasade me par
i thoni Erisledes te flase me ata qenerit e HAMAS se atje po shkonte trushpelari i shoqi,bastarde dythundrake