Ish-kapiteni i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka bërë një deklaratë të fortë duke pretenduar se në vitin 2012 është vendosur nën përgjim nga Shërbimi Informativ Ushtarak me miratimin e asokohe Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Sipas Meçollarit, objektivi real i përgjimit nuk ishte ai vetë, por atasheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me të cilin bashkëpunonte në kuadër të detyrës. Në podcast-in “Të Pashoq” të Pamfletit, Meçollari deklaroi se qeveria e Sali Berishës përdori përgjimin e tij si rrugë të tërthortë për të monitoruar diplomatin amerikan, pasi një përgjim direkt do të shkaktonte incident diplomatik me SHBA-të.
Pjesë nga intervista
-Në tetor 2012, ju dhe admiral Kudret Çela u larguat me urdhër të ish-ministrit të asaj kohe, Arben Imami. Për një arsye të vetme, refuzuat që të firmosnit nxjerrjen e bazës detare të Bishtpallës nga plani i përhapjes së ushtrisë. Sa zgjati takimi ku ju kërkuan firmën dhe çfarë saktësisht ju thanë në atë kohë kur bëtë këtë refuzim?
Artur Meçollari: Shiko, kjo është një histori që ka nisur që në dhjetor të 2011. Unë në atë kohë, në fakt, në dhjetor nuk kam qenë këtu, kam qenë jashtë shtetit dhe ministri Imami bëri një analizë pune vjetore të forcës detare. E ka bërë në kepin e Palit, biles. Ka qenë dhe komandant Kudret Çela dhe shtabi i flotës, Ministria e Mbrojtjes, shefi i shtabit, zëvendës shefi i shtabit dhe zëvendës shefi i shtabit të asaj kohe që ishte Kristaq Gërveni, ka mbajtur një briefing mbi strukturën e forcës detare. Në fakt komandanti i forcës detare ishte Kudret Çela. Dhe aty u duk qartë që ata donin të shkëpusnin kepin e Palit nga struktura e forcës detare. Mbasi u ktheva nga jashtë, unë nga janari dhe më ka thirrur Kudret Çela në zyrë, më kanë thënë që kështu kështu, më tregoi të gjithë historinë, ata duan të marrin kepin e Palit. Duhet të bëjmë diçka. Dhe ramë dakord që do bënim planin e zhvillimit të forcës detare për 10 vitet e ardhshme. Dhe me një grup pune, kam qenë unë kryetar i grupit të punës, kemi bërë planin e zhvillimit të forcës detare dhe ja kemi dorëzuar komandant Kudretit në muajin shtator.
Në muajin shtator komandant Kudretit e mori, e firmosi dhe ja dërgoi shefit të shtabit për ta miratuar. Në atë kohë nuk miratohej me ligj, i miratonte shefi i shtabit të përgjithshëm që ishte Xhemal Gjunkshi, i cili nuk e miratoi asnjëherë. Në dhjetor, në janar, në fund dhjetorit, komandant Kudretin e liruan. Dhe unë si zëvendës ngela dhe komandant në detyrë dhe filloi presioni për të nxjerrë nga plani i përhapjes kepin e Palit. Më thërrasin në ministri, bilës, personi më agresiv ka qenë Sandër Lleshi, në atë kohë ishte zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm, më agresiv për ta nxjerrë nga plani i përhapjes. Më thërrasin, ka qenë shefi i shtabit dhe dy zëvendësat, kemi qenë në një takim, unë nuk pranova që të lëshoja, përfundimisht me gjetën një marifet, më thonë do vesh tek Kubiku, ishte një kompani amerikane për të parë strukturën. Në fakt unë në këtë moment, duke qenë se ishte kompani amerikane, kuptohet që duhet të orientohesha dhe takoj atë shehun amerikan. I them dëgjo këtu, po tentohet të nxirret nga plani i përhapjes Kep i Palit. Dhe po kom ministria po mundohet ta nxjerrë me kompaninë tuaj Kubik. Ju jeni në linjë me Kubikun apo nuk dini gjë? Ne nuk kemi dijeni se çfarë po bën Kubiku fare.
Atëherë unë vazhdova qëndrim, të njëjtin qëndrim. Pra, kishte një shkëputje midis ambasadës amerikane dhe kompanisë amerikane që investonte, që këshillonte në Shqipëri. Pra nuk ishin të të të orientuar, domethënë, nuk kishin bashkëlenduar veprimet. Duket që kompania ishte shumë e influencuar nga Ministria e Mbrojtjes në atë fazë, dhe asaj nuk ju lidh më kontrata, pas asaj nuk ju lidh. Dhe unë i qëndrova fort, dërgoj një letër Sandër Lleshi, dërgon një letër në shtab të flotës, ku kërkon ndryshimin e strukturës me qëllim nxjerrjen nga plani i përhapjes të Kepit të Palit. Kepit të Palit, në atë kohë, kërkoi ta na merrte Damir Fazlliç. Sepse kishte marrë dhe një territor në Porto Romano. Atëherë u ula me gjithë ekipin tim dhe bëmë një dokument prej 60 faqesh vetëm për të mbrojtur Kepin e Palit. E firmosën 16 veta, ishte gjithë ata që e bëmë. E bëmë të klasifikuar dhe e nisëm në ministri, është një letër vetëm firma dalin nganjëherë e ka nxjerrë ministria vetëm faqen e fundit e kam nxjerrë në uebsite. Se e ka nxjerrë dikur, nuk e di në ndonjë takim. Dhe kjo letër është ajo që mbrojti. Mua më hoqën pas kësaj. Më shkarkuan, më çuan në komandën e doktrinës. Atje jam liruar përfundimisht në komandën e doktrinës dhe por kjo letër arriti të shpëtojë Kepin e Palit. Pasi në fakt ishte argumentuar, e klasifikuar dhe nuk kishin më çfarë t'i bënin pra, veprimet që ata do të kryenin më mbrapa, do të binin peng ose do të binin ndesh me këtë koncept që ishte shkruar pikërisht në këtë letër nga ata të cilët ishin kompetentët që mund ta bënin, që ishte komanda e forcës detare. Dhe shpëtoi Kep i Palit.
-Sali Berisha ju ka quajtur disa herë publikisht spiun. Por kujtojmë këtu që ju keni në duar për shembull Top Secret të NATO-s, çertifikatën e njohur. Jeni dekoruar nga ish-kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, jeni falenderuar po ashtu nga James Mattis për për Afganistanin. Pse mendoni se ish-kryeministri përsërit akuzat ndaj jush? Çfarë realisht e shqetëson atë tek ju?
Artur Meçollari: Shiko, Zoti Berisha e di shumë mirë që unë di diçka. E di shumë mirë, domethënë që unë di diçka. Dhe që ai, domethënë, mua më kanë pyetur dhe në dy-tre televizione të tjera dhe më kanë thënë Zoti Berisha të ka quajtur spiun, pse nuk e ke hedhur në gjyq? I kam thënë është non grata. Kjo ka qenë vetëm, e vetmja përgjigja ime. Por në fakt historia është pak më e ndërlikuar. Sepse në fakt, në vitin 2000 në 2012-ën unë jam vënë nën përgjim. Jam vënë nën përgjim nga Shërbimi Informativ ushtarak. Me leje, lejen e ka miratuar, nuk e di se si ja kanë marrë, e ka miratuar ish-prokurori i përgjithshëm Ina Rama, në atë periudhë. Dhe në fakt të gjitha përgjimet janë transkriptuar. Unë kam folur, me thënë, në ato përgjime që ka bërë Shërbimi Informativ ushtarak, unë jam kapur duke folur vetëm me tre persona të huaj. Të tre këta atashé ushtarakë në Shqipëri të tre vendeve anglo-saksone. Pra nuk ka në dëshmi, ose në transkriptimin e bisedave, nuk ka asnjë dëshmi, ose asnjë bisedë me një person rus, grek, kinez, ja vetëm tre vende anglo-saksone. Ata atasheh ushtarakë me të cilët unë bashkëpunoja, siç bashkëpunojnë edhe sot. Po. Por thelbi nuk është ky. Sepse Zoti Berisha e përdori të gjithë këtë histori, ose përgjimin tim për të përgjuar atashehun ushtarak amerikan. Më përgjonte mua sepse nuk përgjonte dot direkt ata shehun ushtarak amerikan, por ata ishin në dijeni që unë po përgjohesha. Dhe një ditë, dhe historia, sepse në fakt ka pasur një çarje midis qeverisë së Berishës dhe qeverisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka pasur një çarje të paktën, mua më rezulton mbas blerjes së pajisjes së përgjimit IMSI-Catcher. Aty më rezulton çarja. Duket që blerja e saj ka qenë e pakëshilluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo përdorej nga shërbimi informativ ushtarak. Dhe duket kjo duhet të ketë qenë dhe në fakt, historia tregoi që përgjimi im nuk ishte objekt, nuk isha unë. Por ishte ata sheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili një ditë mbas lirimit tim është shpallur non grata nga qeveria Berisha. Në 5 tetor 2012. E kupton?
-Kjo është interesante, unë po dëgjoj për herë të parë.
Artur Meçollari: Po ta them unë, është shpallur non grata. Jo me dokument zyrtar. Dhe historia ka ndodhur në zyrën e ministrit të Mbrojtjes. Arben Imami, në orën 10:00 të datës 5 tetor është thirrur, është thirrur ambasadori Arvizu. Dhe e shpallën non grata. Por amerikanët nuk e shitën atashehun e tyre, siç ndodhi në vitin 96, kur kur nxorrën ose kur shpallën në një farë mënyre non grata këshilltarin e ministrit në atë kohë, Zhulali, Danny Lane, që e larguan, këtë radhë amerikanët nuk lëshuan. Dhe ata sheu nuk u largua nga Shqipëria. Ndenji deri mbas rrëzimit të qeverisë Berisha. Ata sheu ushtarak. Kështu që historia e non gratës së Berishës lidhet një çikës me ca marrëdhënie pak të dyshimta që ka me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbas mandatit ose gjatë mandatit të dytë si kryeministër.
-Çfarë zbuloi ai nga ky përgjim në raport me ju? Apo nuk thuhen këto, se kjo është dhe pak pyetje personale.
Artur Meçollari: Asnjë gjë. Nuk, jo, jo nuk zbuloi asnjë gjë. Ai donte të zbulonte. Shiko, përgjimi u bë me një qëllim të caktuar, për të zbuluar çfarë bisedoja unë me atashehun ushtarak amerikan. Në fakt, unë i kam lexuar të gjithë transkriptet e përgjimit. Komplet. Është një bisedë normale. Ku je? Çfarë do bësh? Kur do pimë një kafe? Kur do bisedojmë për këtë çështje pune? Për këtë çështje pune? Domethënë, biseda të çështjeve të punës të përditshme. E kupton? Nuk ka asnjë gjë jo normale. Dhe kjo është arsyeja që kur Berisha argumenti me të cilin e shpalli non grada ishte se kishte mbështetur karrierën time në mënyrë të jashtëligjshme. Në fakt, atashehu kishte një vit në Shqipëri dhe brenda këtij viti që ai kishte qenë në Shqipëri, isha shkarkuar, nuk isha promovuar. Por dhe në qoftë se ai do të ndikonte në karrierën time, do të ndikonte te shefi i shtabit dhe te ministri. Ata të dy nuk patën ndonjë pasojë. Pra që do të thotë argumenti, duke mos gjetur asnjë gjë në përgjimet e mi, përgjimet që më bën mua, se nuk gjetën asnjë gjë. Ishin biseda thjeshtë normale siç flasim ne çdo ditë në telefon. Siç flasim çdo ditë në telefon, asnjë gjë. Nuk ka as rus, as kinez, po të them ja vetëm të dy atëherë se të tjerët nuk dua t'i përmend meqënëse nuk kanë lidhje në këtë çështje, janë vetëm tre atashë, të tre vendeve anglo-saksone dhe po e theksoj, anglo-saksone. Nuk janë vende të tjera. Dhe kjo është arsyeja.
Ai përgjimin e bëri për të kapur ndonjë bisedë ose ndonjë spiunllëk siç i themi neve, që mund të bëja unë në telefon. Në fakt nuk ka asnjë gjë dhe në fund, sepse po të kishin një të kapur një gjë, ishte e thjeshtë. I thoshin qartë, ai ka rekrutuar apo ka ëh, ishin biseda normale dhe në fund ngritën argumentin, mbështeta këtu Lameçollarin, karrierën e Artur Meçollarit në mënyrë të jashtëligjshme, ku në fakt, siç e përmenda, ai kishte një vit në Shqipëri dhe unë brenda vitit që ishte ai në Shqipëri, isha shkarkuar nga detyra dhe u lirova nga detyra, nga ushtria. Pra nuk kishte asnjë argument brenda këtyre përgjimeve. Por siç e ka Berisha që i lë gjërat gjysëm, nuk i çon deri në fund, e kupton? Dhe kjo ishte, e hodhi por nuk e shtjellloi deri në fund, që të thoshte që ne kemi bërë këtë, kemi bërë këtë, e kemi verifikuar këtu, e kemi verifikuar këtu. Pra dhe tjetra, në qoftë se Berisha kishte argumentat e plota që unë isha agjent, e kishte prokurorinë aty.
Të dish në dijeni që një vepër penale dhe në qoftë se nuk e çon në prokurori, ke kryer vepër penale tjetër. Pra mund ta çonte në prokurori shumë mirë, aq më tepër që i kishte të gjitha transkriptuara. Kjo është historia që Berisha u fut në një ëh, unë e krahasoj periudhën e Berishës 2012-2013 me këtë tani. Jemi në të njëjtën situatë. Në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe por hyri në një cikël të tillë që ëh, domethënë që nuk e kontrolloi dot më situatën në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke arritur deri aty sa të shpallte non grada dhe atë sheun ushtarak amerikan, gjë që nuk ka ndodhur në Shqipëri. Me ndonjë kryeministër tjetër.
Lini një Përgjigje