
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të shtrënguar masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar këtë vendim duke e quajtur atë të drejtë. Sipas Ngjelës ai fyeu gjykatën me mosparaqitjen e tij.
“Kush është ky që nuk pyet gjykatën? As monarkët nuk janë sjell kështu. Mirë ia bënë! Injorant njeri pa asnjë koncept shtetëror. Fyeu gjykatën. Të shkonte të mbrohej në gjykatë. Nëse GJKKO nuk do e bënte do shkelte ligjin gjykata. Si të shkelte ligjin gjykata?!”, tha Ngjela.
Ngjela jep dy argumente pse iu dha arrest shtëpie me policë.
“Arrest shtëpie do të thotë bllokimi në shtëpi me policë. Kjo ka dy arsye. Nuk e lejon të vijojë që të mos ketë jetë sociale siç e kërkon vendimi por dhe e mbron se mos kërkojnë ta vrasin. Ku e dimë ne se ku i ka kundërshtarët Berisha”, shtoi ai.
Më tej avokat Ngjela nënvizon se nëse nuk do të vepronte me forcimin e masës së sigurisë SPAK do të shkelte vetë ligjin ndërsa kujton se Berishën e kanë braktisur pasi nuk të përkrah njeri nëse akuzohesh për korrupsion.
“Berisha prezumohet i pafajshëm por është i arrestuar se shkeli ligjin, fakti që nuk pranoi marrjen e pyetjeve nga prokurorët mund të quhet dhe delirant. Nuk iu paraqit pyetjeve, çdo të bënte SPAK? Nëse nuk do të vepronte kështu SPAK bënin ata shkelje ligji. Ky është shteti mësohuni! Nëse mendohej se do të bënte revolucion kjo është ëndërr. Nuk e kuptoj mosbindjen civile. Unë di bindjen ndaj ligjit. Po ka mosbindje ndaj ligjit futet në burg. Nuk ka pasur përkrahje popullore. Nuk të përkrah njeri nëse akuzohesh për korrupsion", tha Ngjela në “Report Tv”.
Lini një Përgjigje