TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2023, 12:49

Berisha në arrest shtëpie, reagon avokati: Do apelojmë vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në arrest shtëpie, reagon avokati: Do apelojmë vendimin

GJKKO ka vendosur ditën e sotme masën e 'arrestit në shtëpi' për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një komunikim për gazetarët, avokati i tij Genc Gjokutaj tha vendimi pritej pasi sipas tij kjo gjykatë ka bërë shkelje më të mëdha.

Ai tha më tej se do e apelojnë vendimin e marrë për Berishën.

Avokati u shpreh se moslejimi i komunikimeve është privim i të drejtave dhe lirive për një deputet. Gjokutaj theksoi se duhej autorizim nga Kuvendi. 

“Ajo që është shqetësuese, ky vendim shoqërohet për ndalimin e komunikim. Për një deputet që e ka liri kushtetuese lirinë e shprehjes. Pritej se kjo gjykatë ka bërë shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë, ndalim komunikimi veç personave me familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e hetimit sipas ligjit. Nuk e dimë sesi do procedohet. Asnjëherë arresti shtëpiak nuk shoqërohet me mbikëqyrje policor. Kopja kërkesës së përjashtimit që ia dhamë…”, tha avokati i Berishës, i cili u largua i buzëqeshur.

 

avokati berisha arrest shtepie

Lini një Përgjigje