TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2023, 12:14

Berisha kërkon të shtyjë arrestin, avokatët e tij dorëzojnë sërish kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërkon të shtyjë arrestin, avokatët e tij

Pak para nisjes seancës në GJKKO, avokatët e Sali Berishës kanë njoftuar se kanë dërguar kërkesën e radhës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka, e cila sipas tyre është në konflikt të rëndë interesi.

Avokati Sokol Mëngjesi tha se kërkesa është dërguar dje me postë në orën 15:30. Avokati tha se sot ka marrë vendimin e parë të gjykatëses Rudina Palloi për refuzimin e përjashtimit. Ndërkohë, që shtoi seka njoftuar sekretarinë për kërkesën e dytë të nisur me postë.

Por pres marrjen e provave për mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën”, tha ai.

Kjo manovër e radhës nga avokatët e Berishës, me siguri do të shtyjë sërish marrjen e vendimit nga GJKKO, për arrestimin e Berishës.

Kujtojmë se dje avokatët e Berishës nuk depozituan ditën e djeshme një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tyre nuk ju ishin vënë në dispozicion disa vendime nga GJKKO.

Ata kanë ngritur pretendime se kanë provat të reja që mbështesin kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tyre provat që disponojnë tregojnë se Gjoka është e njëanshme në këtë proces.

Siç e njoftuam dje kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat kohor prej 3 ditësh. Sot kemi marrë pjesën më të madhe të provave dhe Gjykata e shtyu me datë 30 ora 12:00 dhe të shohim vendimin. Brenda afatit ligjor, ne kemi marrë provat që mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares. Do respektoj ligjin. Po zbatojmë kodin ligjor”, tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj./Pamfleti

berisha gjkko

Lini një Përgjigje