TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2023, 12:47

“Safe Journalists Albania”: Jemi të tronditur nga SPAK, gazetarit Elton Qyno i mbeten në sekuestro pajisjet elektronike

Shkruar nga Pamfleti

“Safe Journalists Albania”: Jemi të tronditur nga SPAK,

Shoqatat e gazetarëve vijojnë të jenë tejet të shqetësuara për atë çfarë po ndodh me gazetarin Elton Qyno, të cilit vijojnë t'i mbeten në sekuestro nga SPAK pajisjet kompjuterike dhe ato celulare.

"Safe Journalists Albania” ka reaguar përmes platformës “X”, e cila thekson se janë të tronditur nga mos kthimi i paprecedentë i pajisjeve, që u morën pas refuzimit të ligjshëm të gazetarit për të treguar burimin e informacioneve për lajmet e publikuara nga nga ky i fundit.

"Pasi i kërkoi SPAK-ut t'i kthejë të gjitha pajisjet Elton Qyno-s,

Gazetarët e BB-së vazhdojnë të monitorojnë procedurat në Gjykatën Speciale të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Jemi të tronditur kur mësuam se gazetarit nuk i janë kthyer pajisjet.

Zgjidhja e këtij rasti është vendimtare për mbrojtjen e burimeve gazetareske dhe lirinë e medias në Shqipëri", shkruan "Safe Journalists Albania”.

Lini një Përgjigje