
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me dhënien e masës arrest shtëpie për ish kryeministrin Sali Berisha.
Në një postim në rrjete sociale Hoxha e ka cilësuar vendimin e GJKKO si një kartolinë për Berishën.
Hoxha shprehet gjithashtu se Shqipëria ka hyrë në një fazë tjetër të historisë. Gazetari ka ironizuar vendimin, teksa shprehet se shpreson që edhe homologet e Berishës të kenë të njejtin fat si ai.
"Gjykata Speciale Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, sapo e nisi kartolinen e vet per Sali Berishen….
Nga sot kemi hyre ne nje faze tjeter te historise se SHQIPERISE….
Inshallah kemben zvarre edhe per homologet e tjere, duke filluar nga kryeministra dhe ish-kryeministra…
Dhe si ka thene i madhi Ali Asllani:
“Koha eshte e maskarenjeve, Atdheu eshte i SHQIPTAREVE”", shkruan Hoxha.

Lini një Përgjigje