TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 10:17

Kreu i SPAK thirret në Bruksel, BE kërkon prova në luftën kundër korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

Rezultate operacionale kërkohen gjithashtu në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës, veçanërisht kundër kultivimit të kanabisit, si dhe për të parandaluar pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, pritet të jetë gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

Kreu i SPAK thirret në Bruksel, BE kërkon prova në luftën

Kreu i SPAK, Klodian Braho

Kreu i SPAK, Klodian Braho është thirrur më 3 mars në Bruksel në një takim ku diskutohen çështjet e drejtësisë dhe antikorrupsionit në vendin tonë.

Në axhendën e miratuar të martën pasdite nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare thuhet se takimi i 7-të i Komitetit të Drejtësisë dhe Sigurisë do të përqendrohet në reformat kritike të integrimit, konkretisht në sigurimin e pavarësinë se gjyqësorit, sundimin e ligjit si dhe veprimet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në materialin paraprak theksohet gjithashtu se Shqipëria duhet që të vijojë përpjekjet e saj për të forcuar zbatimin e ligjit, përafrimin e politikave të vizave dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

Rezultatet operacionale kërkohen gjithashtu në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës, veçanërisht kundër kultivimit të kanabisit, dhe për të parandaluar pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, pritet të jetë gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

Ky takim shihet si një test provë për rezultatet konkrete që zyrtarët shqiptarë do të paraqesin përpara se shtetet anëtare të BE-se të vendosin nëse do t’i japin dritën jeshile raportit paraprak IBAR për Shqipërinë që ka të bëjë me zbatimin e kritereve të kapitujve 23-24 që përfshijnë pavarësinë e gjyqësorit, një raport pa aprovimin e të cilit nuk nis procesi i mbylljes së grupkapitujve të negociatave të pranimit.

Sipas zyrtarëve evropianë roli i SPAK-ut dhe GJKKO dhe pavarësia e tyre në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar është një gur themeli i reformës në drejtësi të vitit 2016.

BE-ja mbështet dhe promovon konsolidimin e vazhdueshëm të kësaj reforme si një pjesë integrale e negociatave të pranimit të Shqipërisë. SPAK ka kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të siguruar një historik të besueshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe përfshirjen e zyrtarëve politikë të nivelit të lartë në këto akte. Gjithashtu kërkohet të rritet efektiviteti i verifikimit të deklaratave të pasurisë të paraqitura periodikisht nga zyrtarët shtetërorë. Komisioni Evropian gjithashtu kujton nevojën për të adresuar rekomandimet e pazgjidhura të GRECO-s.

Komisioni Evropian inkurajon krijimin sa më shpejt të jetë e mundur të një Observatori Kombëtar të Drogave, i cili duhet që të jetë plotësisht funksional dhe i pajisur me burime të mjaftueshme financiare.

 

kreu i spak thirret në bruksel

Lini një Përgjigje