TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 09:35

Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Trump: Epoka e artë e Amerikës, ka filluar tani! 

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Trump: Epoka e artë e Amerikës, ka

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar mesazhin e Presidentit Donald Trump, të mbajtur gjatë fjalimit drejtuar Kombit në Kongres.

Në postimin zyrtar, ambasada ka cituar një nga deklaratat kryesore të Presidentit amerikan.

“Epoka e artë e Amerikës ka filluar tani”, citon Donald Trumo ambasada amerikane.

Në të njëjtin fjalim, Presidenti Donald Trump ka theksuar vazhdimësinë historike të revolucionit amerikan dhe lidhjen e tij me identitetin kombëtar.

“Revolucioni që filloi në vitin 1776 nuk ka përfunduar,  ai vazhdon ende sepse flaka e lirisë dhe pavarësisë vazhdon të digjet në zemrat e çdo patrioti amerikan", thuhet në postimin e Ambasadës.

Ambasada e SHBA në Tiranë e ka shpërndarë këtë mesazh në kuadër të komunikimeve të saj zyrtare mbi zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara.

 

donald trump ambasada e shba

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Donald Tramp! Lavdia do të ndjek pas.

    Lini një Përgjigje