TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 07:45

Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit
Gazetari Fatos Mahmutaj

Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, duke u ndalur veçanërisht te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe situata aktuale në politikën shqiptare.

Duke folur për gjyqin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Mahmutaj deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur qëndrim kundër UÇK-së dhe e akuzoi atë për përgjegjësi të rënda politike në të kaluarën.

“Berisha duhet të korrigjonte të zezat që ia ka bërë vetë UÇK. Ai jo vetëm që nuk e bën por vazhdon duke mos i vendosur asnjë limit të keqes së tij”, tha ai.

Në vijim të intervistës, gazetari bëri akuza të forta, duke u shprehur se Berisha ka pasur rol në furnizimin e makinerisë ushtarake të Sllobodan Millosheviçit dhe se, sipas tij, ai ka institucionalizuar vjedhjen në Shqipëri.

Mahmutaj komentoi gjithashtu deklaratat e deputetit Gazment Bardhi në lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke i cilësuar ato si të papërgjegjshme nga pikëpamja politike.

“Një çështje është e tillë, nis hetimi bëhen procedura. Hetimi ka një afat dhe me kërkesë të Prokurorisë mund të shtyhet dhe 3 vjet. Prokuroria kërkon fajësi ose pafajësi më pas dënimin me vite e kërkon gjykata. Por Gaz Bardhi ka dhënë këtë dënim pa nisur çështja penale. Këta njerëz nuk mund të diktojnë drejtësinë. SPAK me thënë të drejtën unë kam shumë rezerva për SPAK, pasi ka mprehur shpatën majtas, por duhet të shikohet niveli i krimeve. Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit. Është djali i Berishës në Gërdec kishte të vdekur. Është Berisha që akuzohet personalisht për ’97, për krimet e tmerrshme të ’97. Akuzohet për firmat piramidale”, tha ai.

gazetari berisha

Lini një Përgjigje