
Edhe pse pajisjet e identifikimit elektronik i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 23 milionë euro, KQZ-së duket se kjo nuk i intereson fare dhe i transporton ato në mënyrë të papërgjegjshme.
Në një video të bërë publike në media mund të shihet fare qartë se si po transportohen pajisjet elektronike nga KQZ. Siç mund të shihet, ato pajisje hidhen drejt kamionit pa asnjë përkujdesje, nga ku mund të kuptohet fare mirë se përse pati probleme me identifikimin elektronik. Gjë kjo që solli vonesë për nisjen e procesit të votimit në disa zona.
Ajo që e bën edhe më alarmante këtë sjellje është fakti që ky tender për pajisjet elektronike ka kushtuar 23 mln euro.
Lini një Përgjigje