TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 18:54

Tensione në Elbasan, Flamur Noka përplaset me anëtarët e komisionit të votimit; reagon policia

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Elbasan, Flamur Noka përplaset me anëtarët e
Momente nga incidenti

Deputeti Flamur Noka akuzohet nga mazhoranca se ka shkaktuar incidente gjatë procesit të votimit në Elbasan.

Sipas procesverbalit të firmosur nga komisioni i votimit, Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46 duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit. Gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar thirrjen e policisë.

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qendrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana  e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë  Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet”, njoftoi policia.

noka incidente elbasan

Lini një Përgjigje