TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 18:27

Probleme me sistemin elektronik në Kavajë, qytetarët presin në radhë për të votuar

Shkruar nga Pamfleti
Probleme me sistemin elektronik në Kavajë, qytetarët presin

Pak minuta më parë është shënuar fluks i madh qytetarësh në Luz të Vogël, njësia administrative e bashkisë Kavajë. Qytetarët po presin në radhë për të votuar dhe siç shihet edhe në foto pjesëmarrja është e madhe, kjo për shkak edhe të problemeve teknike të hasura në mëngjes në qendrat e votimit dhe problemet me gjetjen e emrin në lista.

Më herët kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, firmosi urdhërin për vijimin e procesit me identifikim manual, për shkak të problemeve me pajisjet PEI të identifikimit elektronik. 

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.  

Lini një Përgjigje