TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 17:54

Incidente në Shijak dhe Laknas, vëzhguesi i PS votoi për 3 persona, operatorët vëzhgojnë votat e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Incidente në Shijak dhe Laknas, vëzhguesi i PS votoi për 3

Ndërpritet votimi në një QV në Shijak, vëzhguesi i PS votoi për 3 persona

Në një qendër votimi në bashkinë e Shijakut procesi është ndërprerë përkohësisht, pasi sistemi i identifikimit elektronik të qytetarëve ka dalë jashtë funksionit.

Bëhet fjalë për QV nr. 1407 në Sallmone, ku operatorja nuk po lejon vijimin manual të procesit pa marrë një konfirmim më parë nga KQZ dhe shumë votues raportohet se kanë ngelur në pritje.

Ndërkohë, sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një vëzhgues i Partisë Socialiste në këtë qendër votimi ka votuar për 3 persona duke deklaruar se e kishin të pamundur të ishin të pranishëm.

Në Shijak gjithashtu po haset fenomeni i zhvendosjes së votuesve në lista të qendrave të tjera, më të largëta nga vendbanimi ndonëse brenda njësisë administrative.

Gjithashtu, në qendrat e votimit në Laknas po raportohen disa problematika. Siç raportohet janë duke shfrytëzuar faktin se disa qytetarë e kanë të vështirë që të votojnë eketronikisht, operatorët po shohin të gjitha votat e qytetarëve.

Raportohet se operatorët janë punonjës të administratës së bashkisë.

shijak laknas

Lini një Përgjigje