TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 16:47

Fotografuan fletët e votimit/ Arrestohet 37-vjeçari në Sarandë, bashkëshortja e tij procedohet në gjendje të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Fotografuan fletët e votimit/ Arrestohet 37-vjeçari në

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar penalisht, pasi fotografuan fletën e votimit.

Mësohet se çifti pasi kanë fotografuar fletën kanë dalë jashtë qendrës së votimit, por veprimi i tyre është parë nga një prej vëzhguesve, i cili edhe i ka denoncuar në polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi Lulëzim Tarllamishi, 37-vjeç, banues në Xarrë, Konsipol dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C)., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Fotografuan fletët e votimit, arrestohet një 37-vjeçar, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij.

Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, se dy shtetas kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi L. T., 37 vjeç, banues në Xarrë, Konsipol dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C)., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

policia e sarandës lulëzim tarllamishi

Lini një Përgjigje