TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 13:22

Fshihet mjaft lehtë nga gishti, valë denoncimesh për bojën që përdoret për shënjimin e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Fshihet mjaft lehtë nga gishti, valë denoncimesh për bojën

Dhjetëra denoncime janë bërë në rrjetet sociale për bojën që është përdorur për të shënjuar gishtat e qytetarëve që kryejnë procesin e votimit.

Në Tiranë dhe jo vetëm, ka pasur denoncime se boja hiqet lehtësisht, dhe në vendet ky identifikimi po kryhet në mënyrë manuale, kjo mund të nxisë edhe akuza për votim të dyfishtë.

Në të gjithë vendin gjatë kësaj dite ka pasur problematika sa i takon procesit zgjedhor, ku në më shumë se 500 qendra pajisja për identifikimin elektronik të qytetarëve nuk ka funksionuar.

Një ndër emrat që ka denoncuar ishte dhe gazetarja Erla Mëhilli. Ajo ka votuar në një qendër pranë akademisë së Arteve dhe menjëherë më pas ka realizuar një video ku tregon se si gishti i saj pastrohet fare lehtë. Pra që tani në shumë pika të Bashkisë së Tiranës dy nga mburojat më të forta për tu mbrojtur nga manipulimi i votës kanë rënë.

gishti boja

Lini një Përgjigje