TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 10:50

Dhunohet komisioneri i opozitës në Fushë Krujë, pezullohet votimi

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet komisioneri i opozitës në Fushë Krujë, pezullohet

Përplasje në Fushë Krujë.

Ilir Hyka, komisioneri i opozitës, është dhunuar dhe është nxjerrë nga qendra e votimit. 

Persona ende të paidentifikuar janë futur në këtë qendre votimi dhe kanë nxjerrë me dhunë duke e dhunuar komisionerin e opozitës Ilir Hyka. Momentalisht është pezulluar votimi. Në këtë qendër votimi ka 755 votues.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur dhe në Durrës. Militantët e opozitës dhe të PS janë përplasur me njëri-tjerin. Ndërkohë në shumë qendra vijon të jetë i bllokuar votimi për shkak të problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.

 

Lini një Përgjigje