TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 08:42

A po dështon votimi elektronik? KQZ shpenzoi 23 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, vonesa në të gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti

A po dështon votimi elektronik? KQZ shpenzoi 23 milionë dollarë

23 milionë dollarë janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për të realizuar procesin elektronik të votimit.

Mirëpo ndryshe nga ishte parashikuar  situata rreth një orë e gjysmë pas nisjes së zgjedhjeve, në shumë zona kjo teknologji po dështon dhe nuk po zhvillohet procesi i identifikimit elektronik.

Gjithashtu sipas informacioneve janë shpenzuar edhe 3.4 milionë dollarë për t’i rivënë në punë.

Raportohet për problematika në Vlorë, Shkodër, Fier, Durrës, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. Nëse pajisjet e identifikimit elektronik nuk do të nisin të punojnë, pritet që në disa qendra, votimi i qytetarëve të nisë në mënyrë manuale. 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk arriti të hidhte votën, pasi në qendrën e tij të votimit në shkollën "Dëshmorët e Lirisë", pati një problem me pajisjen elektronike.

Në një deklaratë për mediat ai tha se KQZ do të sjellë një pajisje tjetër pasi operatori nuk e zgjidhi dot problemin.

“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë. Nuk e di me saktësi problemin por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike, USB, është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vet. Jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, tha ai.

 

votimi elektronik

Lini një Përgjigje