
Gazetari Ferdinand Dervishi tha për “Review” në Euronews Albania se Fredi Beleri, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve për blerje votash, ka pasur dhe precedentë të mëparshëm penalë.
Siç sqaroi, ai Beleri është i implikuar në disa histori të rrezikshme.
“Himara ka goxha ngarkesë sepse Fredi Beleri nuk është si kandidatët e tjerë të pastër, ka një histori të jetës së vet që e ngatërron me shumë probleme dhe e bën si delen e zezë, jo se s’është i tillë sepse implikohet në ca histori të rrezikshme siç janë tentativat, kjo është e provuar, për t’u sulmuar një postë shqiptare nga territori grek, menjëherë pas masakrës në Peshkopi që u vranë dy ushtarë të pafajshëm shqiptarë dhe u plagosën disa të tjerë. Këto skuadra që do të çlironin Shqipërinë, Epirin e Veriut që i thonë ata, ishin pothuajse të gjitha me shqiptarë, një nga ta dhe Fredi Beleri dhe që nuk e di sa është ky njeri, thonë që ka qenë dhe në masakrën e Peshkopisë, por unë nuk e kam të vërtetuar. Është dënuar për tentativën për të goditur një postë tjetër.
Ajo që është interesante dhe e provuar është se pasi u kap ky grupi i dytë që ishte dhe Fredi Beleri për të sulmuar postën e Sotirës, u bë kontrolli nëpër banesa dhe në banesën e njërit prej personave të arrestuar u kapën armët e marra në Peshkopi, pra që lidh grupuin me ngjarjen”, shpjegoi Dervishi.
Ai shtoi në “listën e zezë” të Belerit dhe një shpallje në kërkim të tijën për një protestë të dhunshme në vitin 2011 pas humbjes së Bollanos.
Lini një Përgjigje