TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2023, 17:34

Pas Fredi Belerit, lihet në burg edhe Pandeli Kokoveshi; nuk ka liri për bashkëpunëtorin e kandidatit të Metës e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Fredi Belerit, lihet në burg edhe Pandeli Kokoveshi; nuk ka liri

Pas kandidatit të "Bashkë Fitojmë" për Himarën, Fredi Beleri edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokoveshi është lënë në burg, ndërsa masa iu dha në spital nën akuzën e blerjes së votave.

Kokoveshi i arrestuar ditën e djeshme në Himarë bashkë me Fredi Belerin për blerje votash e mësojë masën e sigurisë nga QSUT,  pasi ishte shtruar për shkak të problemeve me zemrën, të cilat i shfaqi gjatë paraburgimit.

Prokuroria e Vlorës e akuzon atë dhe Fredi Belerin, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, për blerje votash. Ata janë ndaluar dje pak pas mesnate në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota.

Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

kokoveshi burg beleri

Lini një Përgjigje