TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2023, 13:39

Gjykata la në burg Fredi Belerin, flet avokati: Sulm politik! Nuk iu kap asgjë në flagrancë

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata la në burg Fredi Belerin, flet avokati: Sulm politik! Nuk iu kap

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.

Pas këtij vendim i nga gjykata e Vlorës, avokati i kandidatit të Berishës e Metës për kryetar bashkie për Himarën, u shpreh se ky është një sulm politik dhe i montuar.

“E vlerësuan të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe caktuan SPAK-un për kompetencë. Brenda 10 ditëve mbase do bëhet vlefshmëria në SPAK. Këtë i kërkuam Gjykatës, nuk ishte në kushtet e flagrancës por veprime të policisë. Akuzë politike dhe montim politik, kaq për momentin se jemi në seancë. Beleri foli në seancë. Nuk u provua në asnjë moment çfarë tha prokurori, as rezistencën e listave. Ai ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk mund jet asgjë në flagrancë. Kjo nuk e cenon procesin, përkundrazi e ka forcuar. Njerëzit do të vijnë nesër të votojnë të qetë, nga gjykata prisnim ta vlerësonte të paligjshëm arrestin. Ja kërkuam gjykatës. Brenda 10 ditëve seanca në Tiranë, ai do iki sot në Tiranë. Mbase SPAK do e gjykojë të paligjshme”- u shpreh avokati për mediat.

Fredi Beleri u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

 

fredi beleri u la në burg flet avokati

Lini një Përgjigje